Tesla do të instalojë bateri për 50 mijë shtëpi në Australi

Australia Jugore ka shtyrë përpara planin për instalimin e sistemeve të baterive të shpikura nga Elon Musk të Tesla-s në 50 mijë shtëpi, njoftoi të enjten Korporata Australiane e Transmetimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria publikoi politikën e Tesla-s në shkurt, në të cilën bëhet i ditur plani për instalimin e baterive dhe sistemeve diellore falas për të krijuar “centralin më të madh virtual” në botë dhe për të ulur faturat e energjisë, raporton ABC.

Qeveria e re e shtetit, e udhëhequr nga kryeministri i Australisë Jugore, Jay Weatherill, është zotuar se do të vazhdojë axhendën e projektit të baterieve nga paraardhësi i tij, shton ABC News.

“Projekti VPP është duke vazhduar me dy fazat testuese të procesit siç është planifikuar. Fazat e testimit përfshijnë instalimin e sistemeve të energjisë në 1.100 shtëpi në Australinë Jugore”, tha ministri i Energjisë Dan van Holst Pellekaan, duke shtuar se projekti është mbështetur nga një grant prej 2 milionë dollarësh australian dhe një hua prej 30 milionë dollarësh nga qeveria e shtetit.

“Në varësi të financave private dhe suksesit në fazën e parë dy-fazështe, faza e tretë mund të rritet deri në 50 mijë bateri shtëpish të lidhura me instalimet e reja diellore”, tha ai.

Pellekaan theksoi se takimi i tij i parë pas betimit ishte me Teslën dhe ai donte që shteti i tij të bëhej lider botëror në instalimin e baterive në shtëpi.

Ai gjithashtu vlerësoi baterinë më të madhe të litiumit në botë të ndërtuar nga Tesla pranë Jamestown nëntorin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button