Site icon PORTALB

Një tërmet 4.9 ballë godet Japoninë

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet 4.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Japoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) ka njoftuar se epiqendra e tërmetit prej 4.9 ballë është regjistruar 22 kilometra në verilindje të qytetit Liyama, pranë rajonit Nagano.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrash.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima në njerëz apo dëme materiale.

Exit mobile version