Site icon PORTALB

Sulm ajror i Komandës së SHBA-ve në Afrikë

Avionë ushtarak

Avionë ushtarak

Në një sulm ajror të Komandës së SHBA-ve në Afrikë (AFRICOM) ndaj organizatës terroriste Al-Shabaab në jug të Somalisë janë vrarë 10 pjesëtarë të kësaj organizate, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga AFRICOM thuhet se në kuadër të bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit, në koordinim me Qeverinë e Somalisë është kryer sulm ajror ndaj një pozicioni të Al-Shabaab, 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Mogadishu.

Në deklaratë thuhet se në këtë sulm janë vrarë 10 pjesëtarë të organizatës Al-Shabaab.

Exit mobile version