Site icon PORTALB

Asociacioni për fazën finale të dialogut paraqet rrezik

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri

Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahri, ka bërë me dije se lënia e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për fazën finale të dialogut ndërmjet dy shteteve paraqet rrezik për Kosovën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka treguar se në këtë fazë Serbia mund të kërkojë kompetenca shtesë për asociacionin.

Tahiri i ka ftuar subjektet politike për konsensus nacional rreth kësaj çështje.

Ajo ka treguar pse këtë fazë të dialogut duhet ta udhëheqë presidenti Hashim Thaçin dhe për këtë pikë u ka bërë thirrje partive për konsensus.

Sipas Tahirit, kjo duhet të ndodhë për arsye kushtetuese dhe për shkak të përvojës së madhe në negociata që ka presidenti Thaçi.

Exit mobile version