Pothuajse të gjithë jemi dakord që gatimi është një art. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të mbështetemi vetëm tek talenti, por duhet të dimë edhe disa rregulla bazë. Për më tepër gatimi, ka disa sekrete, që kuzhinierët ia kalojnë njëri-tjetrit nga brezi në brez.
Bright Side ka mbledhur disa nga truket më pak të njohura që do i bëjnë ushqimet tuaja më të shijshme dhe si ato që keni ngrënë në restorant, shkruan Bordo.al.
Dashuroni specin djegës, por asnjëherë nuk ia keni gjetur masën e duhur? Ne e kemi zgjidhjen. Vetëm hiqjani farat dhe shpëlajeni pak me ujë të ftohtë. Djegësi do të zhduket, por shija do të mbetet.
Përdorni panxharë të pjekur për sallatë, sepse ndryshe nga panxhari i zier, ato përmbajnë më shumë vitamina, kanë më shumë shije dhe aromë.
Një truk shumë i mirë që nuk do t’ju lejojë makaronat tuaja të ngjiten është të hidhni sa më shumë ujë në tenxhere.
Sekreti i brumit të përsosur për pasta është shumë i thjeshtë: masa e miellit duhet të jetë e barabartë me masa e sheqerit dhe masën e vezës duhet të jetë e barabartë me masën e gjalpit.
Çdo kuzhinier ka sekretin e tij për të përgatitur biftekun ideal. Por për një gjë ata pajtohen të gjithë- tigani duhet të jetë shumë shumë i nxehtë.