Site icon PORTALB

Aksident hekurudhor në Itali, dy të vdekur (VIDEO)

Foto: Reuters/ Massimo Pinca

Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar gjatë aksidentit hekurudhor që ka ndodhur mbrëmë vonë në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni i pasagjerëve në relacionin lokal goditi një kamion i cili ishte bllokuar në kalimin hekurudhor në Torino. Lokomotiva dhe një vagon pas përplasjes dolën nga shinat.

Mediat italiane lajmërojnë se makinisti-drejtuesi ndërroi jetë në vend të ngjarjes, ndërsa së paku një pasagjer ka ndërruar jetë në spital.  Edhe së paku 18 persona tjerë të lënduar janë transferuar në spital.

Në vendin e fatkeqësisë arritën shërbimet kompetente dhe hetimi mbi aksidentin është në vazhdim.

Exit mobile version