Site icon PORTALB

Pak para dasmës, princi Harry telefonoi ish të dashurën, ajo shpërtheu në lot

Chelsy Davy

Chelsy Davy

Fakti që princi Harry kishte ftuar në dasmë dy ish të dashurat e tij u diskutua gjatë. Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin të pranishme kur princi dhe Meghan i thanë “po” njëri-tjetrit. Por Harry ka pasur një lidhje 7-vjeçare me Chalsy Davy-n dhe gjërat nuk mund të mbylleshin pa një telefonatë lamtumire, shkruan Class.

Sipas Vogue, Chelsy dhe Harry kanë bërë një telefonatë pak minuta para dasmës dhe Chelsy nuk ka mundur t`i mbajë lotët. “Ishte një telefonatë lamtumire, një telefonatë ndarjeje, ku të dy e dinin që Harry po ecte para me jetën e tij. Chelsy u emocionua shumë nga kjo gjë, shpërtheu në lot dhe për pak nuk shkoi në dasmë”, -u shpreh një burim për Vogue.

Harry dhe Chelsy kanë pasur një lidhje të gjatë dashurie, por i dhanë fund pasi Chelsy nuk mund ta përballonte presionin që kishte si e dashura e princit. Ajo ka qenë e ftuar edhe në dasmën e princit William me Kate. Në dasmën e Harry-t dhe Meghan, Chelsy dukej paksa e shqetësuar dhe në siklet, dhe menjëherë shprehjet e fytyrës së saj u bënë meme në internet.

Exit mobile version