Site icon PORTALB

Franca i inkurajon Shkupin dhe Athinën të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit

Paris

Franca i përkrah përpjekjet e Shkupit dhe Athinës, në koordinim me kombet e Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes e çështjes së emrit të Republikës së Maqedonisë, deklaroi Anjez fon der Mil, zëdhënësja e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën kur bisedimet janë në fazë të përparuar, Franca i inkurajon autoritetet e dy shteteve ta mbajnë zgjidhjen për kyçjen e marrëveshjes afatgjate. Kjo është në interes të të dy vendeve, në rajon dhe në Evropë”, thuhet në deklaratën e Anjez fon der Mil, zëdhënëse e Ministrisë së Evropë dhe Punë të jashtme të Francës.

Exit mobile version