Site icon PORTALB

Zaev-Mickoskit: Çfarë ju pengon emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë” (VIDEO)

Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev sonte në përballjen televizive e pyeti liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pse nuk është i pranishëm emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë” për to dhe shtoi se Qeveria do të përpiqet që ky propozim do jetë zgjidhje përfundimtare sepse është dinjitoze, transmeton Portalb.mk.

“25 vite Maqedonia ishte e bllokuar në rrugën drejt BE-së. Çfarë nëse nuk zgjidhet kontesti në 10 vitet e ardhshme. Kjo është udhëheqësia. Në fund do të ketë referendum, qytetarët do të vendosin. Më trego se çfarë ju pengon Ilindeni dhe emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Është lehtë të thuash se je kundër, pa argumente. Edhe opozita duhet të jetë përgjegjëse në këtë proces. Besoj se duhet të mundohemi, sepse zgjidhja është dinjitoze. Tash jemi më afër”, tha Zaev.

Exit mobile version