Elhaida Dani me këngën “S’je më” ka fituar edicionin e nëntë të “Top Fest”. Nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve.
“Jam shumë e lumtur, nuk e prisja aspak çmimin e madh. Falënderoi krijuesit e këngës time, familjen time, organizatoret, publikun. Kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre personave qe nuk i shkojnë deri në fund një gjëje”, tha Elhaida pas fitores.
Spektakli ishte i mbushur me surpriza dhe performancat më të mira të festivalit, të veçuara pas një përzgjedhjeje të ndarë në tre faza.
Çmimet e tjera të ndara gjatë finales së Top Fest janë:
Çmimi “Best Female”, Xhensila Myrtezaj
Çmimi “Best Pop”, Erik Lloshi
Çmimi “Best Balade”, Argjentina Ramosaj
Çmimi “Best Male”, Adrian Lulgjuraj
Çmimi “Top Albania Radio”, Besa Kokedhima
Çmimi “Best Group”, grupi “Burn”
Çmimi “Best rock alernative”, Nita Latifi
Çmimi “Best hip-hop & RnB”, Stresi dhe Xheraldina
Çmimi “Internet”, Klajdi Haruni
Çmimi “Best new artist”, Elhaida Dani