Paloka: Personazhe si Rama vështirë t’i konceptosh si qenie me ndërgjegje
Nënkryetari demokrat i parlamentit Edi Paloka i përgjigjet kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e përgjimit “Xhafaj”.
Paloka shkruan se kur “mushkonjat” me drogë fluturonin mbi Shqipëri, dëshpërimi ndoshta shihej në sytë e Ramës dhe jo të opozitës, transmeton Gazeta Express.
Ai e quan Ramën një person që vështirë ta konceptosh si qenie me ndërgjegje.
Reagimi
Personazhe si Rama është e vështirë edhe t’i konceptosh dhe t’i trajtosh si qenie me ndërgjegje lëre pastaj të presësh dhe dinjitet njerëzor prej tyre.
“Sinqerisht pyes veten në se Lulëzimi dhe shqupatarët e tij janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera…” ka shkruar .
Pra ne jemi ata që paskemi dal blof gjatë këtyre viteve “të dëshpëruar e të pacipë si ngahera”…
Ky është ai i avionëve “mushkonja”, është ai që mori në mbrojtje me radhë gjithë të inkriminuarit “rilindas” që pastaj i plasën në dorë me radhë nga Roshi tek Tahiri.
Me të njëjtat batuta bajate dhe ngërdheshje prej palaçoje të zhgënjyer.
Shiheni në një nga zhgerdheshjet e tij. Mjafton jo vetëm për të kuptuar se kush është i pacipi dhe i dëshpëruari, por edhe se si është fundi i atyre që ai merr në mbrojtje.