Site icon PORTALB

Pellegrini emërohet trajner i West Ham United

Manuel Pellegrini

Manuel Pellegrini

Klubi i Premier Ligës së Anglisë, West Ham United, ka arritur marrëveshje me trajnerin kilian, Manuel Pellegrini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i kryeqytetit njoftoi se kanë arritur marrëveshje tre vjeçare me 64 vjeçarin Pellegrini.

Pellegrini më parë ka qenë trajner i Real Madrid, ndërsa mes viteve 2013-16 kur ishte trajner i Manchester City kishte arritur të fitoj Premier Ligën. Ai gjithashtu kishte arritur për herë të parë në historinë e City të kualifikohet në gjysmë finalen e UEFA Ligës së Kampioneve.

Trajneri kilian që nga viti 2016 ishte trajner i klubit kinez, Hebei China Fortune. West Ham United sezonin e kaluar e përfundoi ligën në pozitën e 13-të me 42 pikë.

Exit mobile version