Pas pesëmbëdhjetë viteve, nesër do të ketë duel televiziv mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski. Dueli do të zhvillohet te Radiotelevizioni i Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Në qeverisjen 11-vjeçare të VMRO-DPMNE-së nga Nikolla Gruevski nuk ka pasur asnjë duel me opozitën e atëhershme, konkretisht me LSDM-në. Në të gjitha thirrjet e opozitës së atëhershme për përballje publike, nga VMRO-DPMNE-ja përgjigjeshin se “partitë përballen në zgjedhje” dhe në këtë mënyrë e shmangeshin përballjen televizive.
Gruevki merrte pjesë vetëm në disa emisione të caktuara të televizioneve të caktuara pa prani të opozitës.
Ndryshe, thirrjen për këtë duel televiziv e bëri lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitan Mickoski para një jave dhe Zaev pranoi. Pas pranimit të ftesës nga Zaev, tre televizione ofruan mundësi për përballje publike.
Titulli i emisionit do të jetë “Një vit pozitë, një vit opozitë”.
Përballja e fundit televizive mes pozitës dhe opozitës është bërë në vitin 2012 me Branko Crvenkovskit dhe Lupço Georgivskit.