Site icon PORTALB

Shkupit do t’i shtohet edhe një zonë për këmbësorë?

Rekordi do të shëndrrohet në shëtitore

Rekordi do të shëndrrohet në shëtitore

Rruga “Dimitrija Çupovski” në qendër të Shkupit do të shndërrohet në shëtitore, ndërsa në rrugë do të mund të qarkullojnë vetëm autobusët e transportit publik, lajmëron gazeta “Dnevnik”.

Kjo është e paraparë me ndryshimet e fundit të Planit i detajuar urbanistik “Ringu i vogël”, sipas të cilit automobilat më nuk do të mund të qarkullojnë nga qendra tregtare “Palloma Bjanka” deri te udhëkryqi para Kuvendit. 

Në qoftë se ky plan do të realizohet, Shkupi do të fitojë edhe një zonë atraktive për këmbësorë në qendrën e qytetit./Portalb

Exit mobile version