Site icon PORTALB

Kasami kërkon nga Gashi që t’ia kthejë mandatin e deputetit

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Kryetari i njërit fraksion të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dje nga Struga ka dërguar porosi deri te kryetari i fraksionit oponent të tij, Afrim Gashi, që ta kthejë mandatin nëse i ka mbetur pak dinjitet dhe të formojë parti të re, njofton Portalb.mk.

“Deputeti Afrim Gashi, nëse ka pak dinjitet, duhet ta kthejë mandatin, të formojë subjekt politik, të garojë në zgjedhje dhe të kërkojë vota nga publiku”, ka thënë Kasami për “Struga Eskpres”.

Bilall Kasami, edhe pas hyrjes së fraksionit oponent në qeveri, është decid se ka vetëm një Lëvizja BESA dhe kryetar i saj është ai.

 

Exit mobile version