Site icon PORTALB

6 teknika të zgjuara për pastrimin e shtëpisë (Video)

  1. Mësoni si të pastroni skarën për pjekje me qepë. Teksa është akoma e nxehtë, merrni një qepë me një kapse dhe fërkoni me të skarën.
  2. Hiqni papastërtitë nga tualeti me coca-cola. Mjafton ta spërkasni me të, lëreni për një orë dhe më pas lëshoni ujë të bollshëm.
  3. Tiganët e djegur i pastroni me uthull molle. Hidhni uthull molle në një tigan me ujë. Sapo të vlojë shtoni 2 lugë çaji sodë buke. Në fund e fërkoni tiganin me një sfungjer enësh dhe e shpëlani.
  4. Rubineti mund të shkëlqejë me anë të limonit. Mjafton të ndani limonin në gjysmë dhe me njërën prej tyre të fërkoni rubinetin. Në fund e lani me ujë të bollshëm. Rezultati? Një rubinet si i ri.
  5. Shtoni lëng limoni në një tas me ujë për pastrimin e mikrovalës. Lëreni për 10 minuta dhe më pas hiqni të gjithë papastërtitë.
  6. Uthull molle për pastrimin e kokës së dushit. E mbështillni atë me një qese të mbushur me uthull molle dhe ujë. Për rezultate më të mira, lëreni gjatë gjithë natës që të zhduken të gjitha papastërtitë.

Exit mobile version