Site icon PORTALB

Shqipëri, Toka vazhdon të tronditet, banorët e disa fshatrave e kaluan natën jashtë

20 tërmete për 2 orë në Shqipëri

Tërmet

Rreth 13 banesa janë dëmtuar nga tërmeti në zonën e lumit të Vlorës. Toka u trondit pasditen e së shtunës dhe që atëherë dhjetëra lëkundje të tjera i kanë lënë banorët të flenë jashtë, transmeton Top Channel. 

Tre prej shtëpive janë të pabanueshme për shkak të dëmeve që shkaktoi tërmeti me magnitude 4.6. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës u mblodh për të marrë masa për strehimin dhe ndihmën që do t’u jepet banorëve në fshatin Bashaj, Matogjin dhe Vërmik të bashkisë Selenicë. Nga emergjencat civile u kerkuan cadra për të strehuar banorët.

“Problemi i ditës është sistemimi i tre familjeve në fshatin Bashaj, në dy variante, ose sistemin në shkollë, ose nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe rezervave materiale të Shtetit dhe kemi kërkuar të paktën 10 çadra familjare, për të bërë të mundur që shumë shpejt të jenë në zonë dhe të administrohen nga bashkia Selenicë”, thotë Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.

Një situatë e ngjashme mbahet mend nga zona e zona e fshatit Pilur dhe Kudhës së bashkisë së Himarë ku tërmeti i para 8 viteve dëmtoi shumë shtëpi.

Exit mobile version