Site icon PORTALB

Irak, gjenden sende nga periudha rreth 5.000 vite para erës së re

Në Duhokun, në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut janë gjetur 100 artikuj, të cilat mendohet se rrjedhin nga një periudhë rreth 5.000 vite para erës së re, raporton Anadolu Agency (AA).

Hasan Ahmed Qasim, drejtori i Departamentit të Arkeologjisë deklaroi se artikujt janë gjetur gjatë gërmimeve të përbashkëta të ekpit gjerman dhe irakian në rajonin Semel në Duhok.

Qasimi tha se në artikujt e lartpërmendur janë hasur mbishkrime në gjuhët arkade, sumeriane dhe hurtiane.

Exit mobile version