Shkruan: Aneta Dodevska
Se ndërmarrjet janë duke u fundosur në krizë, ndërsa të punësuarit largohen nga puna konfirmoi edhe Enti për statistikë. Tetë muaj me radhë – prodhimtaria industriale në minus. Në prill të këtij viti në krahasim me muajin e kaluar të kaluar ka rënie prej 7.2 për qind. Ky trend negativ që filloi në shtator të vitit të kaluar, assesi s’ka të ndalur.
Prodhimtaria industriale
Prill 2001/prill 2012 – 7.2 %
I-IV 2011/ I –IV 2012 – 8.1 %
Rënie dramatike është regjistruar në industritë kyçe: tek nxjerrja e mineraleve dhe gurit rënie prej 7.2 për qind, në industrinë përpunuese minus prej 7 për qind, ndërsa në kuadër të këtij sektori rënie të madhe ka në prodhimin e veshmbathjeve prej -28.6 për qind, më pas tek prodhimtaria e metaleve – 18.8 për qind. Është përgjysmuar prodhimtaria e mobileve, këtu statistika regjistron minus prej 45.9 për qind. Tek sektori i furnizimit të energjisë elektrike dhe gazit, në prill është vërejtur rënie prej 10.3 për qind.
Prodhimtaria industriale sipas sektorëve
Nxjerrje e mineraleve dhe gurit – 7.2 %
Industria përpunuese – 7 %
Prodhimi i veshmbathjeve – 28.6 %
Prodhimtaria e metaleve – 18.8 %
Prodhimi i mobileve – 45.9 %
A është ky trend i pandalshëm negativ paralajmërim për një recesion të ri në vend? Ekspertët u pajtuan me vlerësimet e para. Njëzëri janë se krizat thellohen.
Profesori Tome Nenovski theksoi se ajo që po ndodh në ekonominë e Maqedonisë është pasojë logjike e asaj që ndodh në Evropë.
Që të shpallet recesion, domosdo duhet që dy kuartale me radhë rritja ekonomike të jetë negative. Gjatë pesë muajve të fundit, çdo muaj në vazhdim statistika shënon rënie të prodhimit industrial, i cili nga ana tjetër sipas ekspertëve paralajmëron recesionin.
Profesoresha Shenaj Haxhi Mustafa nga Universiteti i Tetovës thekson për rrezikun e recesionit të ri, por thekson se Qeveria duhej të merr masa konkrete për të amortizuar goditjen.
Ajo që ndodh në kompanitë, godet edhe të punësuarit. Rënia e prodhimtaria industriale dhe recesioni i mundshëm janë kërcënim direkt për mbylljen e reparteve, reduktimin e prodhimtarisë dhe përfundimisht – largimin e punëtorëve.
Në prill të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është zvogëluar për 1.7 për qind dhe analiza tregon se zvogëlim më të madh ka në sektorët në të cilat është regjistruar edhe rënia më e madhe e prodhimtaria industriale: në sektorin e industrisë për veshmbathje, nxjerrje të mineraleve dhe gurit, prodhimtarinë e pajisjes elektronike, prodhimtarinë e makinave dhe pajisjeve. Matjet e fundit që janë të disponueshme tregojnë se 2 për qind e të punësuarve fare nuk marrin rrogë.
Prill 2011/2012
Punëtorët në industri – 1.7 %
Punëtorët që nuk kanë marrë rrogë 2 %
Si masë që mund t’i ndihmojë ekonomisë Qeveria theksoi linjën e re kreditore për mbështetje të ndërmarrjeve përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me 100 milionë eurot e kësaj kredie, Qeveria pret që të amortizohet pozita e likuiditetit të ekonomisë. Me 10 milionë euro shtesë do ta përforcojë bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit që të mund të ndajë kredi.
Dhe derisa ekspertët paralajmërojnë që të shkurtohen shpenzimet e arkës shtetërore për rrogat administrative – Qeveria, me sqarim se do t’u ndihmojë qytetarëve që ta tejkalojnë krizën, paralajmëroi 4.000 punësime të reja, gjysma e tyre në komuna me shkallë të lartë të papunësisë dhe gjysma tjetër me angazhim publik. Do të ndajë edhe nga 3.000 euro për vetëpunësim të 450 personave, do të paguajë pushime verore dhe dimërorë për fëmijët e familjeve të kërcënuara sociale.
Biznesi nuk pret përmirësim të gjendjes në prodhimtari. Anketa e fundit statistikore tregon se menaxherët kanë vlerësuar se në prill është përkeqësuar gjendja me sasinë e prodhimit porse nuk presin përmirësime gjatë tre muajve të fundit. Se kriza po thellohet tregon edhe informata se vetëm 58.8 për qind e kapaciteteve të përgjithshme prodhuese punojnë me fuqi të plotë. Trysnia nga kriza do të rritet, porositë do të ulen. Gjykuar sipas pritjeve të ekonomistëve, biznesin dhe qytetarët i presin ditë të vështira.