Kryeministri Zoran Zaev i cili ishte i akuzuar se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica, është liruar nga aktakuza, transmeton Portalb.mk.
Kjo u tha në aktvendimin e sotëm në Gjykatën Penale në seancën e Këshillit Gjyqësor për rastin e deritanishëm “Ryshfet”.
Pas aktvendimit Zaev deklaroi se e ka pritur aktvendimin lirues sepse vepra është rikualifikuar, ndërsa mbrojtja ka dëshmuar se nuk ka pasur qëllim për ryshfet.
Megjithatë, ai tha se stresin që e ka ndjerë është diçka që është e natyrshme në situatë të tillë.
Ai është i kënaqur nga aktvendimi, që sipas tij, tregon edhe për lirimin e gjyqësorit nga presionet që i ka pasur në të kaluarën.