“Nga momenti i parë deri tani, edhe negociuesit të Maqedonisë dhe Greqisë tregojnë se ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të ketë marrëveshje“, kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska pasi dje doli në opinion propozimi se “Republika Ilinditase e Maqedonisë” është propozimi për emrin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
- LEXO: Nënkryetari i SHBA-së ka biseduar me Ciprasin- bisedimet të vazhdojnë
- LEXO: Cipras tërhiqet nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”
Ministrja Shekerinska ka sqaruar se të gjitha elementet që përmban propozimi, realizon kërkesat e Maqedonisë dhe Greqisë.
“Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi, japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, tha Shekerinska.
- LEXO: Zaev konfirmoi: Republika Ilinditase e Maqedonisë propozim për emrin e shtetit (VIDEO)
- LEXO: Ivanov: Qëndrimin për propozimin e ri do ta ndërtojmë pasi ta marr me shkrim (VIDEO)
- LEXO: Mickoski: VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshime kushtetuese (VIDEO)
Ndryshe dje, pas takimit të liderave dhe krerëve shtetëror për problemin e emrit Maqedoni – Greqi, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se propozimi për të cilën janë pajtuar Maqedonia dhe Greqia për emrin e Maqedonisë është “Republika Ilinditare e Maqedonisë”.