Site icon PORTALB

‘Presidenti’, sot raundin II i votimit, pas dështimit të takimit Berisha-Rama

Kuvendi do të zhvillojë sot ora 10:00, raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës

Kuvendi do të zhvillojë sot ora 10:00, raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës

Kuvendi do të zhvillojë sot ora 10:00, raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës. 

Kuvendi nuk ka as sot, një emër për të votuar për Presidentin e ri të vendit. Takimi i shumëpritur mes kryeministrit  Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama vendosi urat  e komunikimit mes  mazhorancës dhe opozitës, por  nuk prodhoi një emër konsensual  për Kreun e ri të Shtetit,  duke djegur kështu edhe këtë  raund që kërkon 84 vota deputetësh.

Në seancën e radhës të së enjtes Kuvendi vendosi me 74 vota pro dhe 57 kundër, që raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të zhvillohej më datë 4 qershor. Opozita nga ana e saj kërkoi që votimi i dytë të mbahej më 5 qershor, dhe ishte votimi në parlament që përcaktoi 4 qershorin si datën e raundit të dytë. /Portalb

Exit mobile version