Keni parë një aksesor koke më të bukur që prej dasmës së dukeshës së Kembrixhit në vitin 2011? Sigurisht që jo dhe Megan sapo na tregoi që kurora e saj është thjesht mbresëlënëse!
Kurora i përket mbretëreshës Mary dhe është sa klasike aq edhe antike dhe prej kohësh është pjesë e koleksionit mbretëror të kurorave. Duket se kombinimi që kjo kurorë ka me fustanin e nusërisë nga Givenchy ka bërë që Megan të vërë gishtin pikërisht aty dhe mund të themi se pamja e saj tashmë është gati për të nisur traditën e një look- u tipik rojal, transmeton Revista Class.
Që prej momentit kur u bë e ditur data e dasmës mbretërore pati shumë spekulime në lidhje me kurorën që Megan do të mbante në ditën e saj më të rëndësisshme por ajo na surprizoi duke zgjedhur kurorën me diamante të njohur ndryshe si “Kurora me diamante e mbretëreshës Mary”. Kjo kurorë i përket vitit 1932 dhe është një një krijim tipik anglez.
Sipas një burimi zyrtar thuhet se kurora është e përbërë nga gruë diamanti dhe platini dhe është e ndarë në 11 seksione, me gurë të formëe ovale të madhësive të ndryshme. Qendra e kurorës është një vepër e vërtetë arti e krijuar nga 10 diamante brilante.
Kjo kurorë u krijua së pari për të nxjerrë në pah pjësen ballore të brilanteve dhe iu dha fillimisht ish princeshës Mary nga Lincoln-i kur u martua me princin George në vitin 1893, disa dekada më vonë kjo kurorë u rivendos nga mbretëresha Elizabeta në vitin 1953.