Site icon PORTALB

Zyrtari i DASH zbulon kur largohet nga Shqipëria ambasadori Lu

Donald Lu

Në një prononcim për të Mapon, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer, thotë se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.

I pyetur mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

 Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.

Exit mobile version