Site icon PORTALB

Mbi 100 të vdekur nga rrëzimi i avionit të udhëtarëve në Kubë

Avion

Ilustrim

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të udhëtarëve Boeing 737, të premten në Kubë.

Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel tha se tre nga 114 udhëtarët, mbijetuan me plagë të rënda, transmton VOA.

Media shtetërore tha se avioni që po udhëtonte nga Havana për në Holguin në lindje të Kubës, u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit. Në të ndodheshin 105 udhëtarë, përfshirë pesë fëmijë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Zjarri që përfshiu avionin është fikur dhe autoritetet po identifikojnë trupat, tha presidenti Diaz-Canel, duke shtuar se janë duke u kryer hetime për shkaqet e rrëzimit.

Exit mobile version