Site icon PORTALB

Kosova me misione diplomatike në Katar, Poloni e Portugali

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar sot një dekret për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë, transmeton REL.

Në një komunikatë për media nga Presidenca thuhet se “Presidenti i Republikës së Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tri misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenet e ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”

Në komunikatë, presidenti Kosovës thuhet të ketë deklaruar se “themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike”, thuhet në fund të komunikatës.

Exit mobile version