Me aktivitete të shumta, ligjëratë, ekspozita dhe transport pa pagesë për vizitorët dhe çmime për muzetë, sot dhe nesër, muzetë në Maqedoni dhe në botë do të shënojnë 18 Majin – Ditën Botërore të Muzeve, që këtë vit mban moton “Muzetë hiper të lidhura: qasje e re, publik i ri” dhe “18 Maj – nata evropiane e muzeve në shtete”, njofton Portalb.mk.
Në lidhje me këtë, në ora 14:00, Komiteti Nacional i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, do të ndajë çmime në Muzeun e Shkupit. Çmimet janë: Muzeu i Vitit, Projekti Muzeor i Vitit, Punëtori Muzeor dhe Bashkëpunëtori i Jashtëm Muzeor.
Gjatë kësaj fundjave, Muzeu i Maqedonisë do të jetë falas për vizitorët dhe të njëjtëve do t’ju dhurohet nga një publikim.
Për më shumë ngjarje: KËTU.
Përndryshe, 18 maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeut shënohet nga komuniteti i muzeve në mbarë botë. Si ditë ndërkombëtare e Muzeut, 19 Maji shënohet që nga viti 1977 dhe ka për qëllim që të rrit vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.