Site icon PORTALB

Dy procedime penale për çështjen ‘Xhafaj’

Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj

Pas publikimit të çështjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, mësohet se janë regjistruar dy procedime penale.

Siç bëhet me dije, procedimi i parë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, ku edhe Agron Xhafaj, bëri kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së, për audio-përgjimin e publikuar ku pretendohet se është ai duke bërë pazare droge. I dyti është nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa po shikohet mundësia që dy prokuroritë të bëjnë bashkim procedurash, për të patur një hetim të përbashkët.

 

Exit mobile version