Site icon PORTALB

JADRO: Kërkojmë qëndrim më serioz dhe më të përgjegjshëm ndaj Ministrisë së Kulturës

Promovohet asociacioni i skenës së pavarur kulturore “JADRO”

Asociacioni i skenës së pavarur kulturore “JADRO”

Jadro – Aksioni i Skenës së Pavarur Kulturore, nëpërmjet një kumtese regon ndaj ndërrimit të ministrit të Kulturës, si dhe kjo pozitë t’i jepet Lëvizjes Besa -krahu i Afrim Gashit, transmeton Portalb.mk.

“Jadro – aksioni i skenës kulturore të pavarur reagon ndaj informatave të cilat kanë qarkulluar në media dhe më pas janë konfirmuar nga udhëheqësia e Lëvizjes Besa se si rezultat i negociatave politike paralajmërohet ndërrim të ministrit të Ministrisë së Kulturës, dhe kjo pozitë t’i jepet Lëvizjes Besa. Sjellja e tillë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë paraqet tregues se kjo qeveri jo vetëm që e ka mësuar leksionin e qeverisjes 11 vjeçare të VMRO-DPMNE-së, por edhe vazhdon ta trajtojë kulturën si veprimtari të pavlerë”, thuhet në reagim.

Në regim gjithashtu thuhet se është për t’u habitur fakti që kjo se si qeveri nuk bart llogari për pozitën që e bart kultura në shoqëri.

“Jemi të habitur se si kjo qeveri nuk mund ta inspektojë pozitën kyçe që kultura dhe arti e kanë në një shoqëri”, thuhet në reagim

Exit mobile version