Site icon PORTALB

Masakër në SHBA, burri vret të dashurin e ish-gruas dhe 3 fëmijët

Foto ilustrim

Pesë persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Worth, në Teksas, tre prej të cilëve fëmijë.

Hetimet rreth ngjarjes vijojnë, por e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie Amanda Lee Simpson ka treguar nga spitali gjithçka, transmeton Java News.

Nga hetimet e para rezulton se ish-bashkëshorti i saj, i cili është mes viktimave, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ri të saj si dhe 3 fëmijët. E si ka qëlluar edhe Amandën, i ka dhënë fund jetës së tij.

Exit mobile version