I sapoardhur nga Eurovisioni, Gent Bushpepa është ndeshur me një ngajrje të pazakontë. Pak orë më parë, këngëtari, përmes një njoftimi në Facebook-un e tij, ka lajmëruar të gjithë fansat se dikush po kërkon donacione në emër të tij, shkruan Class.
“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është i vërtetë. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!” – shkruan genti në profilin e tij.
Lajmi është ndarë edhe nga fansat e tij dhe është bërë viral tashmë. Nuk dihet se kush dhe si po e përdorin emrin e Gentit, por edhe emri i tij pas pjesëmarrjes në Eurosong, me siguri ka ndikuar për ta përdorur edhe për “bamirësi”.