Anita Angellovska- Bezhoska është propozuar nga presidenti Ivanov për guvernatore të BPRM-së

Guvernatori i deritanishëm i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov sot u tërhoq nga kandidatura e tij për edhe një mandat të funksionit të tij për guvernator, transmeton Portalb.mk. Pas tërheqjes së tij, kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov për guvernator të ri e propozoi zëvendësguvernatoren e tanishme, Anita Angellovska- Bezhoska.