Guvernatori i deritanishëm i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov sot u tërhoq nga kandidatura e tij për edhe një mandat të funksionit të tij për guvernator, transmeton Portalb.mk.
Pas tërheqjes së tij, kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov për guvernator të ri e propozoi zëvendësguvernatoren e tanishme, Anita Angellovska- Bezhoska.