Site icon PORTALB

Wesley Clark dekorohet me Medalje Presidenciale

Wesley Clark, të enjten në Kosovë

Wesley Clark

Gjenerali amerikan Wesley Clark është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, transmeton REL.

Në Facebook, Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Gjenerali amerikan, Wesley Clark është një nga figurat më të njohura ndërkombëtare nga periudha e bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 1999.

Nën komandën e tij gjatë vitit 1999, filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar banorët e Kosovës.

Exit mobile version