Diskutimi kryesor për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike ku akuzohen Dragan Pavloviq –Llatas, Sërgan Pavloviq dhe Zvezdan Pavloviq do të mbahet me 27 qershor pasi që në seancën e sotme të akuzuarve, sipas kërkesës së tyre, u janë dorëzuar transkripta të audio-incizimeve sipas të cilave zhvillohet aktakuza, transmeton Portalb.mk.
Gjykatësja Marija Kletniçka tha se mbrojtësit e të akuzuarve me 7 maj kanë dorëzuar kërkesë që t’i marrin transkriptuat e audio-incizimeve, ndërsa me 9 maj prokurorët kanë dorëzuar edhe dëshmi shtesë me shkrim nga, ato dëshmi gjykatësja së pari nuk i pranoi sepse ishin kopje, por i akuzuari Llatas tha se do t’i dorëzojë në formë origjinale.
Ky rast ka të bëjë me ndërtimin e tre vikend shtëpive në Zelenikovë, duke mos e respektuar ligjin. Fillimisht është ndërtuar, ndërkaq më pas është dhënë leje për ndërtim, gjë që dënohet me ligj.
Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)