Site icon PORTALB

Daniel Craig bëhet aktori më i pasur i filmave James Bond

Daniel Craig dhe Rachel Weisz

Daniel Craig është James Bond më i pasur që nga krijimi i ekskluzivitetit.

Për herë të parë e ka gjetur veten në listën e ” Sunday Times Rich List”, ku së bashku me bashkëshorten raportohet se ka pasuri prej 141 milionë eurove.

Britaniku nënshkroi një kontratë të vlefshme 113 milionë euro për filmin e 25-të të agjentit të famshëm, i cili e bëri atë ndër pesë aktorët më të paguar në botën e filmit, transmeton Telegrafi.

George Lazenby, i cili luajti vetëm në një film, renditet në vendin e katërt me 58 milionë dollarë, ndërsa Sir Roger Moore vitin e kaluar kishte 56 milionë euro.

 Selma Hayek është në vendin e parë dhe me bashkëshortin e saj “me vlerë” 5.8 miliardë euro.

Lista përfshin George Clooney (i treti), Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones (e katërta), dhe Daniel Radcliffe, i cili dominon midis yjeve të rinj, që kanë fituar pasuri duke xhiruar filma.

Exit mobile version