Site icon PORTALB

Nuk e lënë të qetë!

Gazeta Tribuna Shqiptare njofton për një fletarrest ‘fantom’  për Hoxhën

Gazeta Tribuna Shqiptare njofton për një fletarrest ‘fantom’ për Hoxhën

Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletarrest ‘fantom’ ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri.

“Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka thënë Shaqiri për “Tribuna Shqiptare”.

Ekzistencën e fletarrestit e ka konfirmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë. Por, zyrtarisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i e kanë mohuar ekzistencën e një fletarresti të tillë.

Shaqiri, i njohur më parë si Komandant Hoxha, thotë se ky fletarrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, për sulmin që “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi e bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit”.
“Në kohën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë”, ka thënë Shaqiri. 

Exit mobile version