Iu dorëzuam natës së gjatë
Duke shfletuar përrallat e dashurisë
Dhe të urrejtjes
Në një dhomë
Të miqve të paprovuar
Rreth sofrës së madhe
Shërbehen përshëndetje të sinqerta
Ndonjë shikim simpatie
Buzëqeshje që nuk harrohet
Por edhe hollë-hollë
Tiren margjinat
E ngarkuara me zënka e sharje
Kotësitë
Fjalët e papërtypura
Kurse yjet
Na dëgjojnë
E s’duan më të bien në lule
Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI