Site icon PORTALB

Melania Trump përfundon në spital

Melania Trump

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara i është nënshtruar, ditën e djeshme, një operacioni në veshkë. Shtëpia e Bardhë deklaroi se Melania i është nënshtruar një procedure embolizimi për shkak të një tumori beninj në veshkë. Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe Zonja e Parë do të qëndrojë në spital për rreth një javë, transmeton Revista Class.

Ndërkohë që presidenti Trump, pas operacionit të bashkëshortes ka ndarë në Twitter një postim, ku shprehej se ishte duke shkuar në spital për të vizituar Zonjën e Parë. Ai po ashtu shtoi se procedura rezultoi e suksesshme dhe se Melania ndihej më mirë.

Exit mobile version