Site icon PORTALB

Turqi, shqiptari kapet me 10 kg kokainë në aeroport

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia turke pasi është kapur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit me 10 kilogramë kokainë, transmeton Top Channel.

Mediat turke bëjnë të ditur se shqiptari i identifikuar si shtetasi N.K 48 vjeç, kishte mbërritur në Turqi më 2 maj nga Sao Paolo i Brazilit.

Sipas mediave turke, droga është gjetur e fshehur në valixhet e shqiptarit pas kontrolleve në aeroport.

Exit mobile version