Site icon PORTALB

Shkup, një gjyshe ka paraqitur se e ka rrahur bashkëshorti, ka përfunduar në spital

Rrahje , foto ilustrim

Ilustrim

Një grua 63 vjeçare nga Shkupi ka paraqitur se bashkëshorti i saj e ka rrahur, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, dje rreth orës 14:30 në Stacionin Policor në “Kisella Vodë” G.C. (63) nga Shkupi ka paraqitur se rreth orës 09:30, në shtëpinë e tyre është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj T.C. Pas lëndimeve i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” ku i është konstatuar lëndim i rëndë trupor.

Exit mobile version