Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Demokracia e Re gjatë ditëve në vijim do ta zyrtarizojnë krijimin e bllokut të tretë shqiptarë, të përbërë nga parti parlamentare dhe jashtë-parlamentare shqiptare. Përfaqësuesit e këtyre dy partive pas shumë takimeve kanë vendosur që gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale të bashkëpunojnë ngushtë në siç thonë rrëzimin e BDI-së në pushtet.
Kemi nevojë që të bashkohemi në një bllok të fuqishëm, me qëllim që të zgjidhim çështjen shqiptare në Maqedoni, deklaroi për Portalb, zëdhënësi i RDK-së Artan Dika.
Dy partitë opozitare ftojnë PDSH-në tu bashkëngjitet, sepse sipas tyre ata të vetëm nuk do arrijnë kurr të fitojnë BDI-në.
‘Nisma është e hapur edhe për PDSH-në e cila duhet të heqë dorë nga lojërat e pa principta dhe qesharake të kryetarit të saj dhe të përcaktohet në qoftë se dëshiron t’ia zgjate jetën BDI-së në pushtet apo dëshiron të bëhet pjesë e bllokut fitues të partive opozitare shqiptare në Maqedoni’.
‘PDSH insistoi 6 muaj që të arrij marrëveshje me ne, dhe kur kjo marrëveshje u arrit pa asnjë arsye serioze, ndërkohë që Menduh Thaçi vazhdimisht bisedonte me Branko Cërvenkovskin e prishi marrëveshjen për pretekse qesharake. Megjithatë ne nuk mund ta përcaktojmë apo ndryshojmë kryetarin e PDSH-së në thjesht ftojmë PDSH-në me elektoratin e saj që ti bashkëngjitet bllokut opozitar. Jemi të sigurt se PDSH e vetme nuk mund të bëj asgjë, ajo ka nevojë për pjesën tjetër të opozitës shqiptare, ashtu siç ne kemi nevojë për PDSH-në’ tha Dika.
Edhe BDSH e Bardhyl Mahmutit ka dhënë sinjale mjaft pozitive për t’iu bashkuar kësaj nisme, ndërsa BDK e Hisni Shaqirit akoma nuk ka vendosur rreth kësaj nisme.
Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, RDK fitoi dy deputetë, ndërsa DR nga pesë sa kishte nuk arriti të ketë asnjë përfa qësues në Kuvend, njëlloj si BDK e Shaqirit dhe BDSH e Bardhyl Mahmutit. /Portalb/