Site icon PORTALB

Pak minuta larg finales së madhe, Eugent Bushpepa ka një kërkesë për ju!(FOTO+VIDEO)

Eugent Bushpepa, Foto: Andres Putting & Thomas Hanses

Pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e ngjarjes më të madhe muzikore, Evrovizionit (Eurovision Song Contest 2018) që nis sonte, në ora 21:00, në Lisbonë, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar për mënyrën e votimit.

Ai ka i ka kujtuar ndjekësit e tij, se të gjithë që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse në natën finale të Evorvizion 2018, kanë të drejtë votimi për këngën “Mall” që interpretohet nga ai, e që sonte mban kodin 12.

“Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në Evrovizion, mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 12 në numrat e telefonit sipas fotografive më poshtë. #vote12 #votemall #voteeugentbushpepa #allaboard ?”, ka shkruar Bushpepa.

Krahas Bushpepës, sonte në finale janë edhe dy shqiptarë të tjerë. Ermal Meta i cili përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.

Exit mobile version