Site icon PORTALB

Lëndohet Dani Alves, mungon në Kupën e Botës në Rusi

Futbollisti i kombëtares së Brazilit dhe Paris Saint-Germain (PSG) Dani Alves

Futbollisti i kombëtares së Brazilit dhe Paris Saint-Germain (PSG) Dani Alves nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Rusi për shkak të lëndimit të gjurit, raporton Anadolu Agency (AA).

Alves u lëndua në finalen e Kupës Franceze, kurse Federata Braziliane e Futbollit sot njoftoi se ai do t’i nënshtrohet një operacioni dhe nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar për Kupën e Botës.

Alves për kombëtaren e Brazilit ka luajtuar në dy kampionatet e fundit botërore, duke regjistruar 107 paraqitje që nga debutimi i vitit 2006.

Ndeshja e parë e Brazilit në Botëror luhet kundër Zvicrës më 17 qershor. Përpos këtyre dy skuadrave në grupin “E” janë edhe Serbia dhe Kosta Rika.

Kampionati Botëror në Rusi do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Exit mobile version