Site icon PORTALB

Protesta në Çair: kërkohet dislokimi i kazinove

Një numër i vogël i qytetarëve protestuan në afërsi të qendrës tregtare Çairçanja kundër bastoreve dhe kazinove të shumta që gjenden në komunën e Çairit, njofton Alsat-m.

Protestuesit kërkuan që kazinot dhe bastoret të dislokohen dhe të largohen nga ambientet ku frekuentojnë të rinjtë dhe fëmijët.

Ata shprehen këmbëngulës që edhe nëse kanë kërcënime nga ata që e bëjnë këtë punë, nuk do të ndalojnë derisa ta arrijnë qëllimin. U paralajmëruan edhe protesta më masovike.

Exit mobile version