Site icon PORTALB

Zbulohen dy narkodilerë nga Tetova

Drogë

Dje rreth orës 18:00 në rrugën lokale të fshatit Shemshov dhe fshatit Zhillçe nga ana e shërbyesve policorë gjatë kontrollimit të veturave  “Pasat” të vozitur nga F.N. (53) nga Tetova dhe “Opel Astra” të vozitur nga N.B (55) nga Tetova, në veturën “Opel Astra” është gjetur dhe marrë rreth 1 kilogram marihuanë, transmeton Portalb.mk.

Më pas nga ana e shërbyesve policorë, me urdhër të prokurorit publik janë kryer bastisje në shtëpitë e të njëjtëve dhe në shtëpinë e F.N. është gjetur kokainë.

Të dy personat janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës për procedurën e mëtejme.

Po ndërmerren masa për zbardhje e plotë të rastit.

Exit mobile version