Site icon PORTALB

Makstil: Pjesa ku ka shpërthyer zjarri nuk ka punuar nga prilli

Fotografi nga Makfax

Shkaqet e zjarrit që shpërtheu mbrëmë në afërsi të fabrikës “Makstil” ende nuk dihen. Në terren prej mbrëmë janë inspektorët e shërbimeve dhe udhëheqësia e kompanisë. Opinioni do të informohet për shkaqet, thonë nga kompania “Makstil”, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 9 automjete dhe 21 zjarrfikës.

Por sipas kompanisë shkaqet e shkaktimit të zjarrit ende nuk dihen për shkak se Çeliçarnica nuk ka punuar nga 29 prilli i këtij viti, po merren masa që të konfirmohet se çfarë ka ndodhur.

 

Exit mobile version