Site icon PORTALB

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Qendra rajonale për menaxhim me kriza informon se të hënën (28 janar) pa furnizim me energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve ‘Aradhat Partizane’ dhe ‘Dane Krapev’, Shkup.

Ilustrim

Pa energji elektrike nesër nga ora 8 e deri në 13 do të mbesin banorët e fshatit Lubanc të Shkupit, pushimorja Lubanci, një pjesë e konsumatorëve të fshatit Mirkovci, nga uikend lagjja Pobozhje dhe fshatrat Pomozhje, Kuçevishtë, Brodec, Tanushë dhe Brezë.

Në periudhën prej orës 8.30 e deri në 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Gllumovë, Shishovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, si dhe objektet afariste Andrijus shpknjp, Via Komerc dhe Bis Oil në komunën e Sarajit. Nga ora 9 e deri në 10 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “23 Oktomvri” në Komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 9 e deri në 15 konsumatorët e rrugës “Vollgogradska” nr. 7, 8 dhe 12 në Komunën e Karposhit.

Siç informon QEMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemim elektrik.

Exit mobile version