Site icon PORTALB

Erdogan zotohet se do të ruajë marrëdhëniet ekonomike me Iranin

Recep Tayyip Erdogan dhe Hassan Rohani

Turqia do të ruajë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Iranin, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me homologun e tij në Teheran, Hassan Rohani, transmeton REL. 

Këto komente të Erdoganit vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të largohen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe u zotuan se do të vendosin sanksione ndaj Republikës Islamike.

Erdogan i tha presidentit Rohani se vendimi i Uashingtonit, që njëanshëm të largohet nga marrëveshja, ishte gabim dhe u zotua se do të punojë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, raporton agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.

Irani është furizuesi i tretë më i madh i Turqisë me naftë dhe burimi i dytë më i madh i gazit natyror. Tregtia mes dy shteteve është rritur në vitet e fundit.

Exit mobile version