Site icon PORTALB

Bangladesh, 25 persona humbin jetën nga rrufeja

Viktimat janë goditur nga rrufeja kur kanë dalë nga xhamia në fshatin Silhet mbrëmë, pas lutjes

Ilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit në Bangladesh kanë humbur jetën të paktën 25 persona, si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarët njoftojnë se si pasojë e rrufeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në 12 rajone të shtetit, gjatë 48 orëve të fundit në gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën 25 persona.

Shumica e të vdekurve janë fermerë, ndërsa zyrtarët thonë se që nga fillimi i këtij muaji kanë humbur jetën të paktën 112 persona.

Në Bangladesh çdo vit qindra persona humbin jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Exit mobile version